Harrojeni këtë ndeshje-fantazmë. Tifozët mbetën tepër, tepër të pakënaqur nga Franca, por edhe nga Danimarka pas barazimit të mjerë 0-0 në grup, veçse sot gjendja ka ndryshuar tërësisht. Me të kaluar fazën e grupeve, skuadra franceze mrekullisht u paraqit tjetër dhe ka një statistikë të frikshme për rivalët.
Ndaj Argjentinës dhe kundër Uruguajit, efikasiteti i ekipit të trajnerit Didie Deshamp arriti maksimumin e mundshëm. Përballë argjentinasve të Lionel Mesit, Franca shënoi plot 4 gola, dhe këtë e arriti me vetëm 4 gjuajtje në portë. Rendiment më të lartë se kaq nuk mund të kishte.
Në çerekfinale, uruguajanët u duk se u mundën fare lehtë, dhe ashtu edhe ndodhi, me një tjetër shembull efektshmërie. Dy gjuajtje në kuadratin e portierit Muslera, dy gola, edhe pse i dyti ishte më shumë për faj të numrit 1 të Uruguajit. Gjithsej, janë vetëm 6 gjuajtje në portë në dy ndeshje, të gjashta në rrjetë. Belgjika është e paralajmëruar. Mbape, Grizman, Varan apo Pavar nuk dinë të falin.
Sfidanti.al