Formacioni më i mirë sipas “Sport 360⁰”

Një pjesë e mirë e futbollistëve kanë rritur ndjeshëm vlerat e tyre në sezonin e ri. “Sport 360⁰” ka ndërtuar formacionin ideal (4-4-2) për sezonin 2023-2024. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për 11 futbollistët më të kushtueshëm, por më të kushtueshëm sipas roleve. Në portë është portieri i Portos, Diogo Costa, që kushton më pak se të gjithë të tjerët, 45 milionë euro. Mbrojtja përbëhet nga dy qendrat e City-t që kushtojnë nga 80 milionë euro, Gvardiol dhe Dias, si dhe Hakimi djathtas 65 mln euro dhe Davies majtas 70 mln. Mesfusha nga katër lojtarët më në formë, nga Rice, Bellingham, Vinicius dhe Saka, vlera e të cilëve shkon gati sa gjysma e formacionit ideal. Ndërsa në sulm Mbappe dhe Haaland, që kushtojnë nga 180 milionë euro secili.

sfidanti.al