Flamurtari drejt Kategorisë Superiore

Jave 10 e Kategorisë së Parë dhuron tashmë një kryesues të ri të vetëm. Flamurtari me fitoren e 8 radhazi në kampionat tashmë është i pari i shkëputur në kampionat. Vlonjatët mposhtën 1-0 Kastriotin dhe përfituan nga barazimi mes rivalëve më të afërt, Vora dhe Besa, për të krijuar një distancë të vogël sigurie me ekipet që e ndjekin. Ndërkohë, bie në sy se “i pari i të tjerëve” është Burreli. Ai mban vendin e katërt në klasifikim aktualisht, falë fitores që mori ndaj Erzenit, me shijakasit që mbyllin tabelën dhe duket se po zbehin pak nga pak shanset e tyre për të qëndruar edhe në këtë kategori.

 

REZULTATET

Besa 1–1 Vora

Burreli 1–0 Erzeni

Kastrioti 0–1 Flamurtari

Korabi 0–3 Apolonia

Lushnja 5–0 Kukësi

Pogradeci 1–0 Valbona

sfidanti.al