Ajo që u quajt si përmbysja më e çmendur e Juventusit në këtë sezon, paska patur faturë speciale . Madje mund të quhet si “fitore e Pirros” pasi janë dëmtuar dy futbollistë që nuk mundtë zëvënësohen lehtë : kolumbiani Kuadrato dhe i kudondodhuri Kieza. Nuk do të jenë në finalen e Superkupës ndaj Interit më datën 12 janar dhe kjo e bën trajnerin Alegri të mos hap shampanjën pas triumfit rokambolesk me Romën..
Të luash në San Siro një finale ndaj Interit, mos pyesni cilit Inter, tamam për atë që thuhet se ka vjedhur dominimin e Juventusit në domenin e futbollit italian dhe nuk ndalet dot.
A do të mundet Juventusi të kurdisë diçka madheshtore edhe për Interin, siç ndodhi me Romën e Murinjos? Kjo nuk dihet, ajo që dihet është se mungesat nuk janë vetëm Kuadrato dhe Kieza, por s’do të luajnë edhe Danilo dhe Aleksandro. Madje dhe Bonuçi nuk është krejt i rikuperuar…
Sfidanti.al