Finalja e Kupës Interkontinentale, Luis Enrique: E dimë rëndësinë

“A mund të jetë PSG klubi i parë francez që fiton Kupën Interkontinentale? Nuk e dija këtë statistikë, por ne e dimë rëndësinë e kësaj finaleje. Është e mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Ndërkontinentale”, tha trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në një konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës Interkontinentale kundër Flamengos, e planifikuar për në orën 18:00 të ditës së sotme në Doha. “Bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të arritur këtu”, shtoi trajneri spanjoll.

“Kemi kujtime shumë pozitive të këtij viti; ky sezon ka qenë i rëndësishëm për ne për të kapërcyer atë që kemi kaluar. E shoh këtë moment si një vazhdim të asaj që përjetuam sezonin e kaluar. Ka ardhur koha për të luajtur në finale dhe është e rëndësishme për ne si ekip, si klub dhe për tifozët tanë. Jemi të lumtur që kemi këtë mundësi”, ka thënë mes të tjerash Luis Enrique.

sfidanti.al