Erblira Bici shpallet kampione e Europës me Megabox

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, është shpallur kampione e ‘Challenge Cup 2026’ me ekipin italian Megabox Vallefoglia. Kësaj arritjeje të sportistes shqiptare i shtohet edhe vlerësimi si lojtarja më e mirë e turneut. Skuadra e Megabox luante për herë të parë në arenën europiane, megjithatë Bici ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar për të fituar trofeun. Në finale skuadra italiane mundi Panathinajkosin. Ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar 3-2, ndërsa në Athinë Bici dhe shoqet e saj triumfuan 0-3.

Megabox dominoi, duke i fituar setet 20-25, 25-27 dhe 16-25. Erblira Bici ishte protagonistja kryesore, me 23 pikë të realizuara në këtë ndeshje. Ajo u shpall edhe pikëshënuesja më e mirë e turneut.

sfidanti.al