Enrique: Inter? Jemi të ngjashëm

Në fund të një sezoni të dominuar totalisht në Francë, por ky nuk është një lajm për PSG, ekipi i Luis Enriques bëhet gati për betejën e fundit, finalen e madhe të Champions League kundër Inter. PSG udhëton në Mynih, me 31 maj, me një ekip shumë ndryshe, pa yje si Messi, Neymar dhe Mbappe, por për teknikun spanjoll, ky nuk është një shqetësim, përkundrazi, në sytë e tij në radhët e PSG ka shumë yje të tjerë:

“Për mua në këtë skuadër ka shumë yje, por gjëja më e bukur është se këto lojtarë janë në funksion të skuadrës, jo e kundërta”, theksoi Enrique.

Pasi eliminoi me radhë tre ekipeve angleze, Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, tani PSG sfidon Inter, një ekip që Luis Enrique e vlerëson shumë: “Prej disa vitesh zikaltërit luajnë në nivele të larta dhe ndryshe nga ekipet e tjera. Janë një skuadër që luajnë poshtë dhe lart, bëjnë presion me lojtarë si Lautaro dhe Thuram. Për mua, Inter është një skuadër e ngjashme me ne, të gjithë punojnë në funksion të grupit, por janë gjithashtu një ekip me shumë cilësi individuale”, u shpreh Enrique.

Me titullin në Ligue 1 në xhep, PSG luan edhe në Kupën e Francës, ndërsa në fund në Champions, janë në garë për çdo trofe edhe pse janë në vitin e parë pa yjet e famshme: “Askush nuk e dinte me 100% që do të arrinim në këto nivele, por është e sigurt që kemi përmirësuar në raport me një vit më parë”, theksoi ndër të tjera Luis Enrique.

sfidanti.al