Eintracht dominoi Bayernin në cinizëm

Bayern Munchen përjetoi një nga ndehsjet më të këqija të këtij sezoni pasi u mund thëllë 5-1 nga Eintracht Frankfurt duke nxjerrë në pah limitet e një skuadre ende me shumë probleme. Analiza e ndeshjes me “shqiponjat” nxjerr në pah statistika të frikshme pasi Eintracht e mbajti topin në zotërim vetëm 35% por shënoi plot 5 gola. Goli i parë u shënua në minutën e 12 nga Mamoshi, ndërsa Ebimbe (31’) dhe Larsoni (36’) trefishuan rezultatin. Kimish ngushtoi diferencat në minutën e 44-t, por goli i tij do i vlente vetëm statistikave. Ebimbe shkundi sërish rrjetën në minutën e 50 të takimit, ndërsa 10 minuta më vonë Knaufi vulosi shifrat në 5-1. Eintracht goditi 6 herë portën e Bayernit dhe në 5 raste e ndali topin në rrjetë. Në krahun tjetër, skuadrës nga Mynihu i mungoi saktësia për të shkundur rrjetën me gjuajtjet e saj.

sfidanti.al