Mjaftoi rrëfimi i një ish-viktime të abuzimit seksual që në policinë angleze të nisnin denncimet. Njëmbëdhjetë njerëz kanë shkuar ose kanë telefonuar në policinë e rajonit të Çeshajërit (Cheshire) për të denoncuar raste të abuzimit seksual në futboll. Shkas u bë rrëfimi i ish-futbollistit Andi Uduord (Andy Woodward) që foli për mediat mbi atë që vuajti shumë vite më parë. Në atë kohë, ai që u akuzua përfundoi në burg, por nuk pati një “shërim të thellë” nga këto skandale.
Duket se tani po mbërrin ai moment. Uduord është shprehur se mund të ketë raste shumë më të rënda sesa ai që i ndodhi atij. Aktualisht, në polici po shkojnë pikërisht njerëz të zonës ku ka jetuar dhe luajtur futboll Andi. Trajneri Berri Benell u burgos dy herë, ndërsa tani pritet të dalin në skenë skandale të tjerë. Mediat britanike kanë cituar inspektoren detektive, Sara Hall që është shprehur se “mund të konfimojmë se ka pasur disa njerëz që kanë ardhur në polici dhe që kanë dashur të flisnin me ne, ndërsa ende jemi në proces e sipër ndaj nuk ka pasur arrestime dhe askush tjetër nuk është nën hetim”.