Dramë gjermane, kalon Spanja

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, pasi mposhti Gjermaninë me rezultatin 2-1 pas 120 minutash lojë. Në Shtutgart, spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 51-të me Dani Olmo, të sshërbyer nga Yamal, por reagimi gjerman ishte i ashpër. Pas shtyllës së goditur nga Fullkrug dhe disa rasteve të humbura, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të me Wirtz që e çoi ndeshjen në 1-1 dhe rrjedhimisht në shtesë. Këtu skuadra e Nagelsmann-it u tërbua, duke pretenduar një penallti për shkak të prekjes me dorë të Cucurella-s, por u befasua në minutën e 119-të për shkak të goditjes me kokë të Merinos që firmosi rezultatin 2-1. Carvajal u përjashtua me karton të kuq në fund.

sfidanti.al