Dortmundi ia hedh gjithë Europës, talenti Haland shkon në Gjermani!

Shquhet për goditje të tilla, por askush nuk e priste që ta bënte përsëri. Borusia e Dortmundit bëri një tjetër “vjedhje” spektakolare në mes të Europës, duke i marrë gjigandëve “nën hundë”, supertalentin Erling Haland. Sulmuesi 19-vjeçar norvegjez u mendua se do të shkonte tek Juventusi ose tek Mançester Junajtidi, por gjermanët u treguan vërtet të jashtëzakonshëm.

Haland firmosi kontratë deri në 2024, besohet me rrogë 150 000 euro në javë, që do të thotë rreth 8 milionë euro në sezon. Me gjasë, talenti i Salcburgut gjykoi se do të ishte më mirë të luante në një skuadër që i vlerëson të rinjtë, në një kampionat si Bundesliga, ku ai është familjar me gjuhën dhe me mënyrën e lojës, përpara sesa të bënte hapin tjetër të madh të karrierës, tek Juventusi, Mançester Junajtidi apo diku tjetër.

Sfidanti.al