“Kë të marr e kë të lë”. Kështu duket se mendon qendërmbrojtësi uruguajan pasi është ngjitur në yjësinë e futbollit. Në moshën 23-vjeçare, Ronald Arauho është një nga më të kërkuarit në treg, ndërsa ka shkëlqyer këtë sezon me Barcelonën, veçse kontrata i përfundon në 2023. Në Spanjë thonë se e ka refuzuar ofertën katalanase, ndërsa në Angli pohojnë se Liverpuli i Jurgen Klopit ka bërë përçapje zyrtare për ta marrë. Nuk dihet sesa do të duhet të paguhet për kartonin e tij, por nuk besohet më shumë se 30 apo 50 milionë euro, ndërsa i mbetet edhe 1 vit kontratë, gjë që sidoqoftë Liverpuli nuk e ka problem. Më herët, edhe Çelsi u interesua për të, veçse tani londinezët kanë halle të tjera. Barcelona ende shpreson që Arauho do të rinovojë kontratën e nuk do të largohet. Të shohim ç’do të sjellë vera.
Sfidanti.al