Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo. Kampionia olimpike ishte e pandalshme në Evropianin që po mbahet në Podgoricë. Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme. E rrugëtimi i Distrias sot ishte I jashtëzakonshëm. “Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane. Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel. E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

sfidanti.al