Dino Baxho hedh dyshimet për vdekjen e Vialit: Të hetohet çfarë substancash u jepnin!

Ka qenë një futbollist i fortë i Juventusit dhe i Italisë, edhe pse nuk e ka pasur talentin e “Bishtalecit Qiellor” me të njëjtin mbiemër. Dino Baxho padyshim mbetet një personazh tepër i respektuar i futbollit të të kaltërve, ndërsa sot ka krijuar një polemikë në Apenine me fjalët që ka thënë pas vdekjes së Xhanluka Vialit. “Dopingu ka qenë gjithmonë, – tha ai për televizionin Tv7, – kam edhe unë frikë për shkak të kësaj që po i ndodh kaq shumë lojtarëve. (Viali) iku shpejt nga jetët tona. Duhet hetuar për substancat që ka marrë në atë kohë. Duhet kuptuar se shumë lojtarëve iu erdhi e keqja me kalimin e kohës”.

Sfidanti.al