Ceremonia private për Vialin në Londër, 30 njerëz të afërm në varrim!

Një yll iku e na la, dhe ajo e djeshmja ishte dita e fundit e tij të paktën mbi këtë tokë. Xhanluka Viali pati përcjelljen solemne në Londër, ku u krye edhe ceremonia e varrimit të legjendës së futbollit italian që u shua jo shumë ditë më parë. Porosia e tij ishte që gjithçka të ishte në mënyrë të qetë, të kufizuar dhe pa zhurmë në qytetin ku jetoi në dekadat e fundit bashkë me familjen. Rreth personal ishin në varrim mes të cilëve edhe trajneri i kombëtares italiane të futbollit, dhe ish-shoku i tij tek Sampdoria, Roberto Mançini. Përcjellja e Vialit u bë dhe për të do të mbetet tashmë kujtimi i shkëlqyer.

Sfidanti.al