Alfonso Dejvis do të qëndrojë në “Allianz Arena” edhe për katër ose pesë vite të tjerë. Sipas medieve gjermane vendimi është marrë nga vetë lojtari, i cili ka njoftuar menaxherin e tij që të mos bisedojë më me asnjë klub tjetër. Nik Househ pas takimit që pati me Maks Eberl të premten është nisur në një tur në Europë ku u mendua se do të takohej me drejtues të Realit të Madrditi dhe Mançester Junajtidit. Tani mendohet se tentativat e menaxherit për të gjetur një kontratë më të mirë për mbrojtësin kanadez do jenë të kota pasi vetëm mëngjërashi ka vendosur të qëndrojë në Mynih, aty ku ka thënë se ndihet si në shtëpi dhe i vlerësuar.
sfidanti.al