Deri dje quhej sporti nderi ne Shqiperi, por prej disa vitesh mund te quhet sporti i mekatit. Peshngritja shqiptare nuk po arrin te dale nga llumi ku eshte futur dhe skandalet e dopingut vazhdojne ta shoqerojne dhe ta godasin vit pas viti.
Kjo qe ndodhi me Romela Begajn pas boterorit amerikan eshte shume e rende. Eshte e rende sepse vjen ne nje moment kur duhet te ngriheshim pas skandalit te 2015, vjen ne nje moment ku te gjithe besuam, por jo, prap e njejta substance stanozolol qe gjendet ne trupin e sportistes pas dy medaljeve te boterorit.
Nuk eshte hera e pare as e fundit. Ne 2015 e gjithe Kombetarja u perfshi ne nje skandal dopingu por federata faturen e atij skandali ja vuri ish peshngritesit Luan Shabani, njeriu qe ishte marre me pergatitjen e skuadres ne Greqi. Edhe kete rradhe Begaj ne Greqi i zhvilloi pergatitjet, ne vendin qe tashme mund te quhet edhe “molle e ndaluar” per peshngritjen tone.
Nuk kane munguar sulmet ndaj Federates edhe ndaj presidentit Elez Gjoza per te cilin kerkojne dorheqjen. Eshte nje gje normale madje ai duhet te ishte larguar vete vite me pare.
Por peshngritjen nuk e shpeton karrigja e tij. Peshngritjen e shpeton vetem Romela Begaj ose kushdo tjeter qe di te verteten dhe qe sot duhet te kene fuqine dhe kurajon per ta treguar. Kush jane njerezit qe duan te mashtrojne rezultatet, kush eshte sitemi qe ka kapur peshngritjen? Kush i jep doping sportisteve tane?
Sportisti eshte i fundit i nje zinxhiri kriminal, i nje sporti qe sot e shpeton vetem e verteta. Asgje tjeter…
Glenti Nallbani