Çfarë “peshkimi” Bajern, Zirkze erdhi nga Fejënordi për … 150 000 euro!

Debutimi i tij në Bundesligë këtë të mërkurë ishte i jashtëzakonshëm. Vetëm 104 sekonda në fushë, prekja e parë e topit, gol dhe fitore. i tillë Xhoshua Zirkze, holandezi 18-vjeçar i Bajernit, që shkëlqeu fuqishëm si një meteor në stadiumin e Frajburgut. Sulmuesi shtatlartë (1.93 metra) është mjaft teknik, i fuqishëm, i lëvizshëm dhe me shumë besim në vetvete. Me Holandën U19, në 9 ndeshje ai ka shënuar 8 gola, dhe po krahasohet me ish-sulmuesin e Fejënordit, Pjer Van Hoijdonk.

“Ai është lojtar që luan me forcë dhe me trup, – thotë kapiteni bavarez, Nojer, – ai godet shpejt, dhe një portier e ka shumë të vështirë me të”. “Një djalë i shkëlqyer, një nga talentet më të mëdhenj që kemi në Akademi, – thotë drejtori sportiv, Salihamixhiç, – ai është shumë kokëfortë, ka besim tek cilësitë e tij që janë të jashtëzakonshme. Vetë Xhoshua theksoi pas golit se “ky ishte një moment i mrekullueshëm”. Bajerni e mori në vitin 2017 që nga Fejënordi dhe për këtë talent pagoi vetëm 150 000 euro. Një “peshkim” vërtet me fat.

Sfidanti.al