Çfarë përshtypjeje bëri Sadio Mane në stërvitjen e parë, u duk si Riberi!

Njëlloj si francezi legjendar, edhe senegalezi dha disa shenja që i pëlqyen shumë trajnerit Nagelsman, drejtuesve dhe shokëve të skuadrës. Padyshim, edhe tifozëve. Mediat gjermane shkruajnë se seanca e parë stërvitore e Sadio Manesë pati disa elementë të rëndësishëm, qoftë në aspektin taktik, po ashtu edhe në drejtim të rolit udhëheqës. Mane, i mësuar me skemat e Jurgen Klopit, nuk e pati problem të përfshihej menjëherë në stolin kombinativ të Nagelsmanit, po ashtu bëri presion ndaj topit dhe vrapoi si askush tjetër. Përveç kësaj, ai ishte një lider në fushë duke nxitur e lavdëruar shokët. Sipas mediave bavareze, Mane i ngjau Frank Riberisë që ishte një udhëheqës i madh i Bajernit.

Sfidanti.al