Caktohet data dhe ora e ‘El Clásico’-s së parë të sezonit

LaLiga ka konfirmuar datën dhe orën e ndeshjes së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit për sezonin 2026/27. ‘El Clásico’ do të zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në orën 21:00, në ‘Spotify Camp Nou’, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit spanjoll.

Barcelona do të presë rivalin madrilen vetëm pak ditë pas një përballjeje shumë të vështirë në Champions League. Skuadra e Hansi Flick do të udhëtojë më 20 tetor në Paris, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, përpara se të rikthehet në shtëpi për supersfidën ndaj Real Madridit.