Kaosi që ka përfshirë Meksikën kohët e fundit ka sjellë shqetësim në lidhje me Botërorin 2026, pasi është një nga tre vendet organizatore të eventit më të madh futbollistik në botë. Siguria është çështje parësore dhe kur jemi 3 muaj para startit të Kupës së Botës, kërkohet stabilitet në këtë drejtim. Nisur nga kjo situatë, Ministri i Sigurisë së Meksikës, Omar García Harfuch, ka pasur një takim me përfaqësuesit e FIFA-s në lidhje me masat mbrojtëse në prag të Botërorit. Në takimin e thirrur nga presidentja Claudia Sheinbaum, kanë marrë pjesë zyrtare të qeverisë federale, eksponentë ushtarakë dhe autoritete të tre vendeve pritëse: Ciudad del Messico, Jalisco dhe Nuevo León.
“Kemi shqyrtuar protokollin e hetimit, parandalimit dhe vendosjes operative, që do të zbatohen gjatë këtij eventi ndërkombëtar”, – ka thënë ministri Harfuch pas takimit. Puna e përbashkët midis tre niveleve të qeverisjes ka si synim të ”blindojë” zonat që kanë interes për turneun. Autoritetet meksikane kanë siguruar opinionin publik se mijëra tifozë që do të mbërrijnë në Meksikë për të ndjekur ndeshjet e Botërortit, do të ndihen të sigurt për sa kohë do të jenë aty.
sfidanti.al

