Zbulohen dokumenta të reja që tregojnë sesi Katari fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit të vitit 2022. E përditshmja ‘The Times’ ka publikuar në mënyrë ekskluzive dokumenta të reja që vërtetojnë akordet mes FIFA dhe Katarit me këtë të fundit që pagoi në mënyrë sekrete 880 milionë Dollarë(pak më shumë se 780 milionë Euro) për të marrë votat e duhura për të pritur evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.
Gjithnjë sipas ‘The Times’ në vitin 2010 Katari ofroi me fshehtësi 400 milionë Dollarë(365 milionë Euro), 21 dite përpara se të zgjidhej si vendi organizator i Botërorit. Oferta i referohej blerjes së të të drejtave televizive nga ana e Al Jazeeras për Botërorët 2018 e 2022 për 133.4 milionë Euro për secilin prej tyre, por përfshinte edhe një klauzolë sipas së cilës akordoheshin 89 milionë të tjerë nëse në fund do të vendosej që Botërori të mbahej në Katar.
Kjo klauzolë do të regjistrohej në kontratë si pagesë e kostove të prodhimit, edhe puna për filmimin dhe montazhin zakonisht paguhet nga FIFA. Kjo lloj oferte është një thyerje e normativës së FIFA që i ndalon vendet kandidate për organizimin e një Botërori të bëjnë oferta financiare gjatë procesit të përzgjedhjes së vendit organizator te evenimentit., gjë që duket se ka ndodhur me Katarin duke qenë se Al Jazeera është në pronësi të Emirit të këtij vendi.
Por jo vetëm kaq, në dokumentat e publikuara shfaqet edhe firma e Nasser Al Khelaifit, presidentit të Paris Sën Zhermenit, e drejtuesve të grupit beIN Media dhe Qatar Sports Investments.
Historitë nuk mbyllen këtu, ‘The Times’ në edicionin e së dieles tregon edhe për një tjetër ofertë të fshehtë të Katarit të bërë në 2013, për 480 milionë Dollarë(427 milionë Euro) bërë në drejtim të FIFA për te drejtat televizive vetëm pak kohë para mbylljes së hetimit nga ana e qeverisë së futbollit botëror për korrupsion për përcaktimin e vendit organizator të Botërorit dhe dhënies së përfundimeve të saj. Katari është plot 880 milionë Dollarë.
Ekspertët e ekonomisë që u konsultuan nga ‘The Times’ theksojnë se është e vështire të besohet se këto shifra të publikuara janë të lidhura me aspektin komercial duke qenë se është 5 herë më e lartë nga ajo që akordohet për këto të drejta televizive të rajonit. Oferta prej 400 milionë Dollarësh që është bërë për të drejtat televizive jo vetëm që është një rekord, por është edhe e cuditshme sepse ishte e vetmja ofertë e pranuar nga FIFA përpara se të mësohej emri i vendit pritës të Kampionatit Botëror të Futbollit.
Dokumentat e publikuara theksojnë se FIFA në muajin tjetër pritet të arkëtojë miliona Dollarë dhe këtu përfshihet shifra prej 100 milionë Dollarësh në formën e bonusit nëse Katari fitonte të drejtën e organizimit të Kupës së Botes. ndërkaq, Damian Kolins presidenti i Komisionit Digital të Kulturës, Medias e Sporteve në parlamentin britanik, bëri të ditur se FIFA duhet të ngrijë këtë pagesë dhe të hapë hetimet.
sfidanti.al