Besiktas pret ofertën për talentin kuqezi

Mesa duket aventura turke për sulmesin e talentuar të Kombëtares shqiptare nuk pati jetë të gjatë. Ernest Muçi pritet të largohet këtë verë nga Besiktas dhe pritet të hedhë një hap të madhe në karrierën e tij. Siç bëjnë me dije mediat angleze, Aston Villa po bën gati një ofertë për të bindur klubin nga Stambolli që ta lërë të lirë sulmuesin e talentuar shqiptar. Mediat raportojnë, se klubi anglez i ka ofruar një shkëmbim Besiktasit, midis Ernest Muçit dhe Lucas Digne, që është refuzuar nga turqit. Këta të fundit kërkojnë 19 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit të Kombëtares shqiptare, pa përfshirë asnjë lojtar tjetër në transaksion. Tashmë pritet të merret vendimi nga ana e Aston Villas, me trajnerin Unai Emery që duket se e pëlqen jashtë mase shumë yllin kuqezi.

sfidanti.al