Në Gjermani janë të bindur se e ardhmja e Fisnik Asllanit është e artë. Sulmuesi dardan, me paraqitjet e bëra në sezonin e kaluar dhe cilësitë e shfaqura në këtë fillim kampionati, ka tërhequr vëmendjen e një skuadre të madhe siç është Barcelona. Sipas “SkySport Deutschland” emisarë të Barcelonës kanë kontaktuar me klubin ku militon Asllani në Bundesliga, TSG 1899 Hoffenheim. Bisedat e para kanë marrë jetë mes klubeve për të mësuar edhe kushtet, të cilat do të mundësonin transferimin e 23-vjeçarit.
Siç raportohet nga mediet gjermane në kontratën e firmosur nga Asllani kur u transferua nga SV Elversberg te TSG 1899 Hoffenheim ka një klauzolë sipas së cilës sulmuesi i lindur në Berlin do të mund të largohej pas sezonit të dytë me skuadrën e re nëse një tjetër ekipi do të ofronte diçka më pak se 30 milionë euro.
sfidanti.al