Do të duhet të paguajë shumë pak për kartonin e tij, ndërsa do të habisë jo pak për emërimin e tij. Bajerni i Mynihut ka zbuluar se cili do të jetë pasardhësi i Jup Hajnkesit në stol, dhe “i përzgjedhuri” është kroati Niko Kovaç. Trajneri i tanishëm i Ajntrahtit të Frankfurtit pritet të prezantohet në klub në 1 korrik të këtij viti, ndërsa veterani 72-vjeçar Hajnkes e ka bërë të qartë se nuk do të vazhdojë pas këtij edicioni.
Kovaç është 46 vjeç, ka qenë lojtar i madh i Kroacisë, ndërsa po bën gjëra të shkëlqyera tek Frankfurti. Bajerni do të duhet të paguajë 2.2 milionë euro për kartonin e tij, pasi kroati ka kontratë me Frankfurtin deri në 2019. Që më parë ishte folur për Kovaçin, por edhe për Tuhelin, Nagelsmanin apo Klopin, duke u arritur deri tek Antonio Konte. Niko Kovaç pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare në “Alianc Arena”, ndërsa Uli Hënes e Karl-Hajnc Rumenige duken të kënaqur me zgjedhjen e bërë.
Sfidanti.al