Australian Open, Sabalenka në finale

Arina Sabalenka nuk ndalet dhe mund të gjysëmfinale shoqen e saj Paula Badosa për të siguruar finalen e tretë radhazi në Gran Slam-in e parë të vitit. Numri një i botës mundi me shifrat 6-4, 6-2 tenisten spanjolle dhe pret kështu të shtunën që të luajë finalen me fituesen e çiftit Sviatek-Keys, të cilat momentalisht po zhvillojnë takimin e tyre në “Rod Laver Arena”.

sfidanti.al