Liverpool po përgatitet për një ofertë të re nga Arabia Saudite për Mohamed Salah. Ylli egjiptian po i afrohet 12 muajve të fundit të kontratës së tij në Anfield dhe është shënjestruar nga klubet në Ligën Saudite. 31-vjeçari e kërkua edhe vjet nga Al-Ittihad për 150 milionë paundë, me klubin arab që përveçse synon Salah, po përpiqet që të mbajnë dhe Karim Benzemanë. Al Hilal, është gjithashtu i interesuar për “Faraonin”. Al Hilal pritet të ofrojë maksimumi deri në 70 milionë paundë, për shkak se sulmuesi është në vitin e fundit kontratës së tij. Salah po shijon një sezon fantastik me Liverpoolin, që është në garë për titullin e Premier League dhe nuk është me nxitim të madh për t’u larguar nga Reds. Lojtari mendohet se është i hapur për të qëndruar deri në vitin 2025 dhe sauditët do të jenë të gatshëm të presin edhe një vit. Ky vendim mund të varet nga emërimi trajnerit të ri të Liverpoolit, me Jurgen Klopp që do të largohet nga klubi këtë verë. Mendohet se Salah do të përshtatet shumë më lehtë në Lindjen e Mesme. Salah nuk është i vetmi yll i Premier League-s që do të jetë në shënjestër të klubeve në Arabinë Saudite. Kevin De Bruyne është një objektiv kryesor, por synohet edhe dyshja e Manchester United Casemiro- Raphael Varane.
sfidanti.al