Anglia shpëton në frymën e fundit, tani e pret Zvicra

Punë sekondash që Anglia t’i jepte lamtumirën Euro 2024 por Jude Bellingham me një roveshatë në aksionin e fundit të ndeshjes, barazoi Sllovakinë dhe më pas Kane në shtesë e ktheu skuadrën e Southgate në shinat e duhura. Tre Luanët triumfojnë me shumë vështirësi në ndeshjen e parë me eleminim direkt pasi pësuan një gol të shpejtë që në minutën e 25 por Sllovakia nuk arriti ta bënte mrekullinë nga e cila e ndanin vetëm disa sekonda. Pas 120 minutave lojë, Anglia arriti ta ruante avantazhin e fituar në minutën e 95 të ndeshjes, duke prerë biletën për në çerekfinale ku do të sfidojë Zvicrën.

sfidanti.al