Agolli arrin historinë 34 vjeç, futbolli vërtet që ka ndryshuar!

Ansi Agolli bëri një tjetër histori ndërsa po mbush 35 vjeç. Mbrojtësi shqiptar, i menduar disa herë si i larguar nga rangjet e larta të futbollit, mbërriti për herë të parë në karrierën e tij, në fazën e grupeve të Championsit. Aty do të gjejë Besnik Hasin dhe Elseid Hysajn, ndërsa trajneri i Shqipërisë, Panuçi, me siguri duhet të ketë mbetur tepër i kënaqur. Ashtu si Bledi Shkëmbi apo Orges Shehi, edhe Agolli i la sukseset për në “pleqëri”. Dy lojtarët e Skënderbeut provuan fazën e grupeve në Ligën e Europës, dhe Shehi është edhe një herë pranë, ndërsa Agolli me Karabakun mbërriti deri në Champions.

Ansi pati një tjetër herë të parë, në 2016, kur ishte 32-33 vjeç, pra kur arriti nën drejtimin e Xhani De Biazit në finalet e Euro 2016-ës, diçka vërtet madhështore. Tifozët e Karabakut janë në qiellin e shtatë dhe komentet në rrjetet sociale nuk mbarojnë. Njëri prej tyre shkruajti: Reali, Barcelona, Napoli dhe Karabaku, vërtet po e shkruajmë historinë!

Sfidanti.al