“Adoleshenti” Luiz Felipe kërkon falje pas ofendimit të shokut Korrea!

Problemi i parë ishte që nuk mund të bëhej ai festim. Nëse futbollisti i Lacios, Luiz Felipe, kishte dëshirë të harbohej nga qejfi për fitoren 3-1 ndaj Interit, i dilnin e i tepronin shokët e skuadrës, trajnerët dhe specialistët e ekipit si dhe tifozët! Së dyti, nuk mund të bësh atë që bëri ai ndaj një njeriu që e konsideron si një nga shokët më të ngushtë në futboll. Luiz Felipe turpëroi veten, mori edhe kartonin e kuq si dhe krijoi një sherr të panevojshëm, e po ashtu zemëroi shokun e tij, Hoakin Korrea (sot tek Interi), duke iu hedhur në shpinë fill pas fitores në “Olimpiko”. Më pas, ai shpërtheu duke qarë, ndërsa në Instagram hodhi mjaft foto të tij me Korrean duke kërkuar falje. Nuk dihet nëse ky i fundit do ta falë, ndërsa pritet të ketë një dënim për veprimin, por e sigurt është se Luis Felipe u soll si “adoleshent i vonuar”.

Sfidanti.al