Rregullorja është e shkruar në këtë mënyrë, por vetëm për rastet kur shkelja e bërë nga lojtari cilësohet si lojë agresive. Si do të konsiderohet goditja me grusht e kundërshtarit nga Lionel Mesi nga Federata Spanjolle e Futbollit, kur komisioni i saj disiplinor do të mblidhet për të shqyrtuar përjashtimin me karton të kuq të argjentinasit në fund të finales së Superkupës, Atletik Bilbao-Barcelona? Nëse do të cilësohet sjellje agresive, atëherë nuk do të ketë shans tjetër përveçse ta ndëshkojë superyllin argjentinas me 4 deri në 12 ndeshje pezullim. Ky dënim do të ishte goditje e rëndë jo vetëm për Mesin, por edhe për Barcelonën pasi do t’i humbiste çdo shans për të luftuar për titullin duke qenë në vend të tretë me 7 pikë më pak se Atletiko, që ka edhe dy ndeshje për të luajtur. Edhe nëse sjellja e kapitenit nuk cilësohet agresive sërish Mesi mund të dënohet nga 1 deri në 3 ndeshje. Problem i madh, domethënë!
Sfidanti.al