1000 gara në Formula 1; 10 personazhet që kanë shkruar historinë

Këtë fundjavë do të zhvillohet Cmimi i Madh i Kinës në Formula 1 që është gara e 1000 në historinë e këtij kampionatit. Janë të shumtë emrat që kanë gdhendur emrat e tyre në këtë kompeticion duke shkruar nga një faqe të historisë së tij sigurisht secili sipas mënyrës së tij, por ne po përmendim vetëm 10 personalitete që mund të konsiderohen edhe si simbolet e Formula 1.

Enzo Ferrari; shtëpia legjendare automobilistike e krijuar prej tij, Ferrari, është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e Kampionatit botëror të Formula 1 që nga 1950 deri tani duke fituar 16 tituj për konstruktorë e 15 për pilotë. Një kuriozitet, Ferrari në të vërtetë nuk mori pjesë në garën e parë në 13 maj të 1950 në Silverston për shkak të pagesës së pamjaftueshme të organizatorëve. Huan Manuel Fanhio; argjentinasi 5 herë kampion i botës, një rekord të cilin e mbajti për 50 vjet, ishte dominues në vitet e para të kampionatit përpara se të tërhiqej në vitin 1958 në moshën 47 vjecare. Ka fityar 24 nga 51 garat ku mori pjesë, thuajse 1 në cdo 2 gara. Kolin Capman, pasi perfekonoi motorin e pasmë me Lotusin e tij në fund të viteve ’50, u bë i pari inxhinier që instaloi krahët e përparme dhe të pasme dhe të shkaktojë efektin asfalt në fund të viteve ’70. Emri i tij mbeti i lidhur me atë të pilotit të tij të preferuar, skocezin Xhim Klark, kampion bote në 1963 dhe 1965 dhe i ndarë nga jeta në 1968.

Berni Ekleston, fillimisht pilot e më pas manaxher i austriakut Johen Rindt, pasi bleu Brabham ai arriti të bashkojë skuadrat në Shoqatën e Skuadrave të Formula 1 në 1970. Pas një lufte të ashpër me presidentin e FIA, Zhan Mari Balestrë në 1980, anglezi u bë pronar me të drejtat komerciale i Formula 1 dhe e zgjeroi pushtetin e tij në bashkëpunim me Maks Mozlin që u bë president i FIA. Në 2017 ai shiti të drejtat e tij te grupi amerikan Liberty Media. Frenk Uilliams është konstruktori i pavarur më i suksesshëm. Viktimë e një incidenti rrugor në 1986 që e la paraplegjik, Sir Frenk administroi skuderinë Uilliams nga karrikja me rrota për t’ia lënë më pas vendin vajzës së tij Kler. Në total, skuadra britanike ka fituar 9 tituj për konstruktorë dhe 7 tituj për pilotë në 1980-1997, por fitorja e fundit e kësaj skuadre ka ndodhur në 2012. Zhan Todt riktheu Ferrarin në nivelet e dikurshme duke krijuar një skuadër inxhinierësh e menaxherësh që i dhanë mundësinë Kokëkuqes Italiane të dominojë në Formula 1 për rreth 10 vjer. Drejtoi Ferrarin të fitojë titullin për klonstruktorë në 1999 , që i mungonte që në 1983 dhe në vitin 2000 me Mikael Shumaher fitoi titullin e parë për pilotë që nga 1979.

Ron Denis, pasi filloi si mekanin në Cooper dhe te Brabham, mori kontrollin e Meklarenit në 1980 duke fituar me Niki Laudan, Alen Prost dhe Airton Senën 7 tituj për pilotë në 1984-1991 në bashkëpunim me Porsche dhe Hondën përsa u përket motorëve. Në fund të viteve 90, skuadra nga Uoking i bashkon forcat me Mercedes duke fituar 2 tituj të tjerë me Mika Hakinen dhe 1 me Ljuis Hamilton në 2008. Ron Denis qëndroi në krye të Meklarenit deri në vitin 2016. Ros Bron; inxhinieri jugafrikan ndihmoi Mikael Shumaher të fitojë titujt e parë për pilotë me Benetonin në 1994 e 1995, më pas kaloi te Ferrari në 1997 duke i dhënë jetë një prej bashkëpunimeve më fituese në histori. U transferua te Honda dhe e bleu skuadrën pasi drejtuesit e saj vendosën që të dalin nga Botërori i Formula 1 në 2008. Duke shfrytëzuar ndryshimet në rregullore, në 2009 fitoi titullin për konstruktorë e pilotë me Xhenson Baton. Kështu Bron shitiskuadrën e tij te Mercedes duke qëndruar në krye deri në 2013. Ndihmoi Liberty median që të blejë të drejtat komerciale të Formula 1 ku aktualisht është në rolin e Drejtorit Sportiv dhe Teknik

Airton Sena është piloti më karizmatik në Formula 1 në 40 vitet e fundit. Braziliani ka fituar 3 tituj botërorë në 1988, 1990 dhe 1991 dhe rivaliteti i tij me Alen Prost është bërë pjesë e legjendës së këtij sporti. Humbi jetën në një aksident tragjik në Imola në vitin 1994 kur sapo kishte kaluar nga Meklareni te Uilliams ku kishte marrë vendin e…Prost që kishte fituar titullin e 4 botëror në 1993. Mikael Shumaher; me 7 tituj botërorë në 1994-2004, 91 fitore garash, gjermani është njeriu i rekordeve përvec atij të pole position që tani i takon Ljuis Hamiltonit. Shumi është gjithashtu edhe piloti që coi Ferrarin në catinë e botës pas 20 vitesh zhgënjimi. E mbylli karrierën te Mercedes në vitin 2012. Vitin pasardhës mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë duke skiuar dhe tani është në shtëpi në një gjendje të rrethuar nga misteri. Djali i tij, Mik Shumaher po përpiqet që të ndjekë gjurmët e tij me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

sfidanti.al