Ka vetëm një skuadër që nuk e ka ndjerë ende shijen e humbjes në Ligën e Kampioneve dhe ajo është Barcelona që në 9 ndeshjet e zhvilluara deri tani, katalanasit kanë fituar 6 dhe kanë barazuar 3.Fazën e grupeve, Barcelona e mbylli në vendin e parë me 4 fitore dhe barazuar 2 duke grumbulluar 14 pikë dhe në grup Barcelona ishte me Tottenhemin që u rendit në vendin e dytë me 8 pikë. Më pas Barcelona u përball me Lionin me të cilin barazoi 0-0 dhe fitoi 5-1, ndërsa me Mancester Junajtid fitoi 1-0 në Old Traford duke e vendosur cështjen e kualifikimit në drejtimin e dëshiruar prej saj.
Për më tepër, Barcelona ka shënuar një trajektore për t’u pasur zili edhe përsa i përket golavarazhit; 20 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, ndërkohë që deri në këtë moment Lionel Messi është shënuesi më i mirë i kompeticionit me 8 gola edhe pse ndaj Junajtid nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës
Ajo që të bën përshtypje është se skuadra që ka pësuar më pak humbje nuk është as Mancester, Siti, Liverpul apo Juventusi, por është Ajaksi i Amsterdamit. Skuadra holandeze ka vetëm 1 disfatë; atë me Realin e Madridit në ‘Johan Cruyff Arena’ në 1/8 e finaleve, ndërkohë që ka edhe 4 fitore e 4 barazime
Barcelona ka një vazhdimësi fantastike edhe në kampionat. Në 31 javë të La Ligës, skuadra e Ernesto Valverdes ka vetëm 2 humbje, e fundit është ajo e 11 nëntorit ndaj Real Betis në Camp Nou 3-4, që do të thotë para 5 muajsh.
sfidanti.al