Realiteti i ashpër duhet të pranohet: Barcelona nuk është PSZH!

Barcelona e mundi 0-1 Mançester Junajtidin në “Old Trafford”, duke bërë kështu një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve (LK).
Sidoqoftë, dihet se Junajtidi nuk do të heqë dorë nga përpjekjet që ta fitojë ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, sado e vështirë që duket një gjë e tillë. “Djajtë e kuq” e bën njëherë mrekullinë, duke e eliminuar PSZH-në, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 0-2 në fushën e vet. Megjithatë, pakkush beson se një mrekulli tjetër do të mund të ndodhë kundër Barcelonës.
Në këto kushte, fjalët e sulmuesit të Junajtidit, Romelu Lukaku, mund të duken të ashpra, por ama ato pasqyrojnë realitetin:
“Të kualifikohemi për në gjysmëfinale? Barcelona nuk është PSZH-ja, ajo ka shumë më tepër përvojë. Ne duhet të krijojmë në ‘Kamp Nou’ shumë më tepër raste dhe të luajmë me më shumë pasion”.
Është interesant fakti se gjatë ndeshjes së lartpërmendur futbollistët anglezë nuk gjuajtën asnjë top në kuadratin e portës barcelonase dhe një gjë e tillë ka ndodhur për herë të fundit më 2005, kur Junajtidi u mund 0-1 nga Milani në “Old Trafford”.
Sfidanti.al