Zgjerohet familja Bonucci; Mbrojtësi i Juventusit bëhet sërish baba

Leonardo Bonucci ka një motiv më shumë për të festuar. Mbrojtësi i Juventusit është bërë sërish baba, pasi bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, vogëlushen Matilda. është vetë Bonucci që e ka dhënë lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram duke e ndarë atë me të gjithë fansat e tij.

‘Tani jemi 5!! Mirëseerdhe Matilda. Falenderoj supermamanë Martina, ishe madhështore-shkruante Leonardo Bonucci në postimin e tij duke publikuar edhe një foto të byrzykykut identifikues të bashkëshortes së tij ku është i shkruar edhe emri i fëmijës

sfidanti.al