Zbulohet paga që I jep Ronaldo, Georgina Rodriguez cdo muaj

Jeta e Georgina Rodrigez ka ndryshuar në mënyrë radikale në vitet e fundit. Spanjollja nga një shitëse në një dyqan luksoz në Madrid u shndërrua në të dashurën e një prej futbollistëve më të mirë në botë. Me kalimin e kohës, balerina dhe modelja e evoloi stilin e saj që sa vjen e bëhet akoma më glamur dhe I kushtueshëm. Janë të rralla rastet që ajo nuk poston në rrjetet sociale një veshje të Louis Vuitton, Guccit, Alberta Ferretit e markave të tjera të njohura të modës.

Por edhe dhuratat e sah janë bërë shumë spektakolare. Georgina I dhuroi Ronaldos për 35 vjetorin e lindjes në Mercedes AMG G63 me vlerë mbi 180 mijë Euro. Por, si ia lejoi vetes ajo të blejë një makinë kaq të shtrenjtë?-ishte pyetja që u ditën e shtunë në programin ‘Viva la Vida’ të Telecincos

Gazetarët e këtij televizioni bënë hetimet e tyre dhe zbuluan se sulmuesi I Juventusit I jep asaj cdo muaj 50-100 mijë Euro për shpenzime personale dhe kujdesin e fëmijëve. Kësaj shifre I shtohen 8 mijë Eurot që ajo përfiton nga promovimi I markave. Në të njëjtën kohë, hetimet zbuluan se Georgina kërkon 100 mijë Euro për cdo intervistë që jep edhe pse në programin ‘Ya es mediodía’ ajo nuk përfitoi asgjë

Po kështu një ekip I këtij program të Telecincos dërgoi një ekip në Jaca, vendin e origjinës së Georginës për të folur me fqinjët për të, por ata deklaruan: ‘Askush nuk guxon të flasë për temën; nëna e saj ishte ku ishte dhe babai I asaj në burg’.

Sfidanti.al