Lionel Messi ishte thjesht magjik në ndeshjen me Ekuadorin. Argjentinasi shënoi 3 gola duke thyer njëtjetër rekord; u bë shënuesi më i mirë në historinë e eliminatoreve të zonës së Amerikës së Jugut me 21 gola. Spektakli që 30 vjecari dhuroi në Quito, sidomos me golin e tretë të tij, e ka entuziazmuar shumë bashkëshorten e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo e cila i dedikoi një mesazh të qartë dashurie e krenarie në rrjetet sociale. ‘KRENARI! Si gjithmonë, nuk kisha dyshime. E meriton më shumë se cdkush tjetër, i dashur. Tani jepi, kthehu në shtëpi se na mungon Shuuume!!!-shkruante Antonela e cila mesazhin e kishte shoqëëruar me një foto të Messit me fanelën e tij me nr.10 të Argjentinës duke festuar me mënyrën e tij të zakonshme për me gishta drejt qiellit në kujtim të gjyshes së tij.
Sfidanti.al