Familja është gjëja më e rëndësishme në botë, sidomos kur ajo t’i plotëson dëshirat. Kështu ka menduar me siguri sulmuesi amerikan, Erik Liçaj, ndërsa po luante ndaj Arsenalit në Kupën e Anglisë. Dëshira e amerikanit, me origjinë nga Polonia, ishte të kishte një qen të vogël në shtëpi, por gruaja e tij, Katrina, kishte rezistuar fort duke e kundërshtuar.
Më në fund, Katrina tha si me shaka “do të të blej një qen, nëse ti shënon 3 gola ndaj Arsenalit”. Pak a shumë si një këngë e bukur ish-sovjetike “Në fushën me diell”, ku vajza i thotë djalit se do të pranojë të lidhet me të, nëse ai kthehet me medalje nga lufta.
Liçaj u kthye me të vërtetë me medalje nga lufta, pasi shënoi 3 gola në portën e Arsenalit, në fitoren e madhe të Notingem Forestit. Më pas, ai shkroi një mesazh në Tuiter ku nxiste ndjekësit të bindnin gruan e tij për t’i blerë qenit. Katrina e mbajti fjalën dhe e bleu kafshën e vogël besnike të njeriut, së cilës familja ia vuri emrin … “topçiu”.
Sfidanti.al