Sesk Fabregas natyrisht mezi i ka pritur këto çaste. Mesfushori i Çelsit është zhdukur nga qarkullimi duke u humbur gjurmët në një plazh të bukur, diku në një vend të planetit, dhe po shijon momente shlodhjeje në prani të partneres së tij, Danielë Simën. Pas lodhjes së jashtëzakonshme të një sezoni të futbollit profesionist, kjo është e merituar, por epoka e “Big Brotherit” nuk të lë të qetë edhe kur je në ndonjë “skutë”.
Fabregas postoi një foto të tij në plazh me Danielën, ndërsa putheshin me zjarr, por Xhon Terri, ish-kapiteni i tij tek Çelsi, nuk mund të rrinte pa e ngacmuar. Terri bëri një koment, sipas fotos: “Foto e mrekullueshme, Sesk, por nuk jam i sigurt për mbathjet”. Duket se mbathjet e Fabregasit ishin pak si shumë të ngushta për ato momente.
Sfidanti.al