Skandali shperthen te Arsenali. Tabloidi ‘The Sun’ka publikuar nje video ku shihen disa prej lojtareve te skuadres londineze mes te cileve Ozil e Obamejang teksa ishin ne nje feste te zhvilluar ne muajin gusht per te cilen u shpenzuan 30 mije Paund dhe ku u konsumuan pije alkolike dhe hippy crack qe njihet ndryshe edhe si ‘droga per ata qe nuk drogohen’.
Hippy crack nuk eshte nje substance narkotike qe le gjurme ne gjak, por oksid azoti qe perdoret edhe si qetesues per anestezine. Ne Angli zoterimi i kesaj lende nuk eshte i paligjshem por ndalohet t’u shitet personave nen moshen 18 vjecare.
Problemi ne kete histori nuk qendron te substanca ne vetvete, por te kombinimi mes ketij gazi te marre nepermjet thithjes dhe pijeve alkolike dhe ne ate feste kishte vodka, skoc, shampanje. Ne video duket Ozil qe e thith gazin nepermjet tullumbaceve per te perjetuar momente festimi te shfrenuar. E gjithe kjo ndodhi pak dite perpara fillimit te kampionatit anglez me Arsenalin qe humbi 2 ndeshjet e para 0-2 ndaj Mancester Sitit dhe 2-3 ndaj Celsit. Nderkaq drejtuesit e Topcinjve te Londres bene te ditur se do te behen hetimet ne lidhje me kete ngjarje.
Sfidanti.al