Sekuestrohen 75 milionë euro ndaj pronarit të Juventus

“Mashtrimi fiskal dhe mashtrim ndaj shtetit”. Me këtë hipotezë krimi, Guardia di Finanza i sekuestroi vëllezërve John, Lapo e Ginevra Elkann likuiditet financiar, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për afërsisht 75 milionë euro. Kjo dispozitë nga GIP e Prokurorisë së Torinos është një kapitull i ri në telenovelën që lidhet me trashëgiminë e avokatit Gianni Agnelli. Mes personave të përfshirë është edhe presidenti aktual i Juventus, Gianluca Ferrero, si llogaritar historik i familjes Agnelli/Elkann. Figurojnë gjithashtu të përfshirë edhe noteri i Marella Agnelli, Urs Robert Von Grunigen.

Hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare kanë konstatuar “rezidencën e qëndrueshme në Itali, të paktën që nga viti 2010” të Marela, deri në vdekjen e saj në shkurt 2019. Të paktën 13 punonjës të familjes kishin konfirmuar gjatë hetimeve praninë e të vesë Agnelli në Itali, pothuajse në mënyrë konstante. Gjatë hetimeve, shkroi dje prokurori Bombardieri, “është marrë një memorandum i gjetur gjatë kontrolleve në studion e një të dyshuari, i cili përcakton në detaje masat që konsiderohen të nevojshme për të mbështetur vendbanimin zviceran”. Sekuestrimi i ndodhur dje është faza e fundit e një përqasjeje që zgjat prej vitesh dhe që kishte çuar tashmë në kontrolle dhe paralajmërime garancie ndaj familjes, vitin e kaluar. Ndonëse për avokatët e tre vëllezërve Elkann “sekuestrimi nuk çon në asnjë vlerësim përgjegjësie”.

sfidanti.al