Runi pre e vesit! Arrestohet në aeroport në gjendje të dehur..

Uejn Runi bie përsëri pre e vesit të tij; alkoolit. sulmuesi anglez që aktivizohet në kampionatin amerikan të futbollit me skuadrën e DC United u arrestua në aeroportin e Uashingtonit  në gjendje të dehur. Ngjarja, që është konfirmuar nga forcat e rendit, ndodhi në 16 dhjetor të 2018, por u bë publik vetëm në orët e fundit. Mësohet se Runi që dukesj se po udhëtonte nga Arabia Saudite, u lirua disa orë pas arrestimit pasi pagoi gjobën prej 116 Dollarësh të vendosur nga autoritetet amerikane

Vlen të kujtohet se Runi e ka pësuar edhe më parë nga alkooli kur ishte ende në britaninë e Madhe. në atë kohë sulmuesit iu hoq patenta, ndërkohë që kreu edhe 100 orë shërbim social. Uejn Runi rezulton se është futbollisti më i paguar te skuadra e DC United me të cilën ka një kontratë deri në 2020 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër, deri në 2021.

Paga bazë e futbollistit është 2.8 milionë Dollarë, shifër së cilës i shtohen bonuset, përfitimet nga e drejta e imazhit si dhe ato nga kontratat me sponsorët.

sfidanti.al