Rosa Clará shet fustanin e nusërisë së Mery Perelló

Përpara 1 viti u zhvilluar një prej martesave më të ndjekura në botën sportive, atë të Rafael Nadal dhe Mery Perello’ që u zhvillua në një ceremony të bukur në Mallorca me ciftin që ishte rrethuar nga miqtë dhe familjarët. Në të gjithë këtë event ra në sy fustani i nusërisë që kishte veshur bashkëshortja e tenistit spanjoll. Bëhet fjalë për një fustan që stilistja Rosa Clara’ e kishte dizenjuar posacërisht për të, por që tani e ka nxjerrë në shitje nën emrin ‘Salvan’.

Vetë stilistja zbuloi dizenjo të këtij fustani, pak minuta pasi Nadal e Mery ishin shpallur burrë e grua dhe ky dizenjim nuk bënte pjesë në koleksionin e saj. Tani fustani i Mery Perello’, mund të blihet nga nuset e tjera të ardhshme e për më tepër është bërë pjesë e koleksionit  Rosa Clara’ Couture 2021.

Fustani është nxjerrë në shitje në dyqanet  dhe në faqen zyrtare të internetit të Rosa Clara’. Është me emrin e Salvan dhe një prej 68 modelet e fustaneve të bardhë që janë krijuar për vajzat që do të shkojnë në altar vitin që vjen.

Sfidanti.al