Rori MekIlroi i lë pas të gjithë; sportisti i ri më i pasur i Britanisë së Madhe

Rori MekIlroi triumfon sërish në financa në Britaninë e Madhe. Golfisti irlandez për të dytin vit radhazi është shpallur sportisti i ri më i pasur në Britani nga ‘Sunday Times Rich List’. MekIlroi që është një ndër dy sportistët që nuk janë në fushën e futbollit në listën e të rinjve më të pasur në moshën 30 vjecare, pa që pasuria e tij në 2019 të rritet në 138 milionë Paund.

Në vendin e dytë gjendet sulmuesi uellsian Garet Bejl me 94 milionë Paund, ndërkohë që podiumin e plotëson një tjetër futbollist, Serhio Aguero i Mancester Sitit me 58 milionë Paund. Klasifikimi vijon me boksierin Entoni Xhoshua fitimet e të cilit u rritën nga 14 milionë në 49 milionë Paund gjatë këtij viti, një shifër kjo që është e plotësuar nga kontratat e sponsorizimit prej 7 milionë Paund në vit me kompani si Jaguar, Lynx dhe Lucozade

Në listën e sportistëve të rinj më të pasur janë edhe Pol Pogba me 37 milionë Paund dhe Rahim Sterling që është shpallur edhe si Lojtari i ri më i mirë me 18 milionë Paund të ardhura financiare për vitin 2019

sfidanti.al