Kristiano Ronaldo vazhdoi sfidën e tij në distancë me yllin e basketbollit amerikan, Duejn Uejd. Pak ditë më parë Uejd bëri “marifetin” e tij duke gatuar tri vezë të skuqura, pasi i hodhi ato si të ishin topa basketbolli. Ylli i Realit e nisi ditën e tij në mëngjes, duke xhongluar një portokall si të ishte një top futbolli, dhe pastaj duke e marrë në dorë atë dhe duke e vendosur në një peshore. Portokalli lëvizi peshoren dhe shkaktoi një reaksion “zinxhir” pasi ishte e lidhur me një thekëse buke. Në fund të eksperimentit, portugezi mori fetën e bukës dhe hëngri mëngjesin. Sfidanti.al