Po ku ishe futur mor Serg Gnabri, bashkë me të dashurën Sandra?!

Lajmet për dashurinë mes tyre kishin dalë në media që në prill, ndërsa historia besohet se ka nisur që në mars, pra që kur futbolli u ndërpre nga koronavirusi. Gjithsesi, deri tani, ata që kanë dëshirë të merren me jetën e të tjerëve, kanë qenë të detyruar të kënaqeshin vetëm me komentet e kujdesshëm, të zgjuar dhe të ëmbël, që Serg Gnabri dhe Sandra Jerce i bënin njëri-tjetrit, në fotot që postonin në rrjetet sociale.

Ja ku del, më në fund, një foto e të dyve bashkë, në versionin “të dashuruar”. Futbollisti 25-vjeçar i Bajernit dhe modelja 23-vjeçare nga Zvicra (Zyrihu), postuan këtë fotografi, ndërsa ndodhen me pushime në ishujt e Greqisë. Sandra është me origjinë polake dhe etiopiase, pra europiane dhe afrikane, e po ashtu Sergi është me nënë gjermane dhe baba nga Bregu i Fildishtë. Pra, janë shumë të ngjashëm dhe natyrshëm që ishte më e lehtë që të bëheshin çift.

Sfidanti.al