Përplasje në shtëpinë Ikardi; Vanda Nara merr hapa ligjorë ndaj kunatës së saj

Ka përplasje në familjen Ikardi. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e futbollistit të Interit, vanda Nara vendosi që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër motrës së Ikardit për deklaratën e kësaj të fundit të bërë në programin ‘Big Brother’.

‘Unë nuk jam lidhur me një djalë, 7 vjet më të ri se vetja ime duke kërkuar që ta ndryshoj. Nëse Mauro do të ishte një kasap, ajo nuk do të ishte lidhur me të. Unë nuk dua as edhe 1 Euro nga vëllai im, por Vanda i hedh gjithnjë benzinë zjarrit-kishte thënë motra e Mauro Ikardit.

‘Duke parë sulmin e radhës të pajustifikuar televiziv, zonja Vanda Nara e sheh të arsyeshme të komunikojë se në muajt e kaluar ka bërë padi ndaj Zonjës Ikardi për shpifje duke qenë se intervistat dhe postimet e saj në rrjetet sociale dëmtojnë imazhin dhe prekin nderin e saj-lexohet në një postim në profilin Tëitter të opinionistes së programit ‘Tiki Taka’-për më tepër ajo do të studiojë cdo mundësi dhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të parë nëse në sjelljet e mëtejshme do të ketë krim më të rëndë. Në fund, Zonjës Ivana Ikardi i kërkohet që të mos përdorë emrin dhe imazhin e familjes së saj për të fituar famë mediatike dhe avantazhe ekonomike dhe e ftoj që të përdorë aftësitë e saj profesionale’.

sfidanti.al