Ka qenë një vit plot ngjarje të mëdha për Lautaro Martinez me bashkëshorten Agustina Gandolfo. Pasi u shpall kampion bote me Argjentinën, erdhi në jetë fëmija e dytë në familje, pastaj dasma madhështore në fund majit, finalja në Champions, zgjedhja si kapiten i Interit, pokeri rekord i golave në Serinë A dhe tashmë qëndron si shënuesi më i mirë me 14 gola. Ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor të 1 viti. Agustina i gëzohet formës së mirë sportive të partnerit, por edhe vetë është aktive në palestër, duke mbajtur trupin në formë perfekte. Në fotot dhe videot e postuara së fundmi ajo shihet në top formë. 1.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram shpesh e komplimentojnë, duke i kërkuar se cili është sekreti që qëndron në formë. Përgjigja e saj përmblidhet me 3 fjalë: Përkushtim, vullnet dhe stërvitje.
sfidanti.al