Notari Manjini ‘lidh duart’; deklaron martesën me Xhorxha Palmas

Për Filipo Manjinin ka ardhur koha që t’ui thotë lamtumirë beqarisë. Notari italian në një intervistë për median italiane konfirmoi se do të shkojë në altar për t’u martuar me ish velinën Xhorxha Palmas e cila ishte e pranishme në këtë intervistë

‘Unë me Xhorxhan kemi shumë projekte së bashku dhe mes tyre mund të jetë edhe martesa-tha Palmas, ndërkohë që Manjini u përgjigj: ‘Ajo përdor kushtoren, kurse unë them që do të ketë një martesë-deklaroi Manjini që dikur ka pasur një histori të gjatë dashurie me Federika Pelegrinin-nuk e kam bërë akoma propozimin tim, por jam i bindur se herët a vonë unë dhe Xhorxha do të martohemi. Dua të krijoj familje me Xhorxhan. Është ajo që më bën të ndjej këtë dëshirë për të pasur familje me të’. Ndërkaq Xhorxha Palmas që ka një vajzë nga martesa e saj e mëparshme, mohoi zërat e shfaqur së fundmi për shtatzëninë e saj.

Në intervistën e tij, manjini foli edhe për cështjen e dopingut duke theksuar se lidhja me Xhorxhën e ndihmoi atë të kalojë këtë moment të vështirë.

‘Nuk ekziston një rast si ai i imi në asnjë vend të botës-tha Manjini-të gjithë mendojnë se kam bërë dicka që në të vërtetë nuk e kam kryer. Është një cështje shumë e cuditshme. Drejtësia më liroi nga cdo akuzë, ndërkohë që në aspektin sportiv duhet më shumë kohë, por unë kam besim. më pezulluan 4 vjet pa rezultuar asnjëherë pozitiv me doping, ndërkohë që ka sportistë të tjerë që kanë rezulauar të tillë dhe kanë marrë ndëshkime më të lehta se unë. Në ato muaj Xhorxha më ndihmoi shumë, madje dhe ajo mbeti e habitur nga akuzat’.

sfidanti.al