Një menu për suksesin, “kuzhinieri” Ançeloti gatuan “karbonarën”

Shpesh ndodh që njerëz të profesioneve të ndryshme të ftohen në studiot televizive për të treguar aftësitë e tyre si kuzhinierë. Radha i erdhi edhe Karlo Ançelotit që pati ftesë në televizionin e Bajernit të Mynihut, TV që paska edhe një program për kuzhinën. Trajneri i bavarezëve bisedoi dhe gatoi së bashku me shefin e televizionit, Alfons Shubek, ndërsa i tha atij se pjata e tij e preferuar ishte “pene karbonara”. Karleto bëri pikërisht këtë gjë, gatoi “karbonarën” dhe Shubek pohoi se gatimi i italianit ishte vërtet shumë i mirë. Pak a shumë, siç është edhe drejtimin e Bajernit nga ana e tij, duke qenë në krye të Bundesligës, në çerekfinale të Championsit (10-2 ndaj Arsenalit) dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Sfidanti.al